Ministrja e Jashtme, Donika Shavrc ka shkarkuar, Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe. Ai ka thënë se rastin do ta çojë në gjykatë, pasi konsideron se është vendim politik, i Donika Shvarcit dhe Albin Kurtit. Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese për kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Shvarcit e Albin Kurtit. Këto shkarkime, nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90-të, deklaroi ai. Dje kam marrë vendimin e shkarkimit. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën”, tha Petrit Hajdari.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …