leoni

Ministrja Dumoshi caktoi vlerën financiare për poentimin e pikëve për federatat, sportistët e trajnerët

Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar dy vendime që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve. Në vendimin për përkrahjen e federatave sipas kategorive u është caktuar vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet kolektive dhe individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D. Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3400 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 2000 euro. Për grupin B vlera e pikës është 1600 euro, për grupin C vlera e pikës është 1200 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro. Ndërkaq, me vendimin Ministrja Dumoshi ka caktuar vlerën financiare të poentimit të pikëve për Sportistët dhe Trajnerët. Vlera e pikës është në shumën prej 150 euro edhe për sportistë edhe për trajnerë. Për të dyja vendimet Departamenti i Sportit do të jetë i obliguar t’i zbatojë në raport me caktimin e përkrahjes financiare të federatave sportive në Kosovë. Ministrja Dumoshi tha se vendimet të cilat i nënshkroi sot përpos që janë konform rregulloreve që e përcaktojnë këtë gjë, janë mjete me të cilat do të përkrahen federatat e sportit, sportistët dhe trajnerët në vendin tonë. “Jam shumë e lumtur që sot nënshkrova vendimet për vlerën e poentimit të pikëve për federatat, sportistët e trajnerët, sepse kjo përcakton edhe nga sa para do të marrin njerëzit e sportit në Republikën e Kosovës. Duke pasur parasysh ditët e vështira nëpër të cilat po kalojmë, kam kërkuar që mjetet t’u barten sa më shpejtë federatave, sidomos tremujori i parë, si dhe sportistëve e trajnerëve”, ka thënë ndër të tjera ministrja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …