Ministrja Dumoshi nënshkroi memorandume edhe me 9 federata të tjera

Edhe sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) u nënshkruan memorandume bashkëpunimi me edhe me nëntë federata tjera sportive, konkretisht me Federatën e Badmintonit të Kosovës, Federatën e Çiklizmit, Federatën e Gjimnastikës, Federatën Skitare, Federatën e Shahut, Federatën e Shenjëtarisë, Federatën e Shigjetarisë, Federatën e Taekwondos dhe Federatën e Triatlonit të Kosovës. Ministrja Vlora Dumoshi, i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së ndërsa për federatat firmën e vunë drejtuesit e federatave përkatëse. Sikurse memorandumet me federatat e tjera, këto marrëveshje mes MKRS-së dhe federatave bëhen me qëllimi të përkrahjes financiare për federatat sportive për të realizuar objektivat dhe synimet që ato kanë planifikuar për këtë vit. Memorandumet, bazë ligjore kanë rregulloren për kategorizim dhe vendimin e ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve. Paraprakisht ministrja zhvilloi një takim të përbashkët me drejtuesit e federatave në fjalë dhe i informoi për sfidat me të cilat do të ballafaqohet vendi ynë, konkretisht ku pritet që të preket edhe sporti, por ministria do të bëjë të pamundurën që t’u gjendet afër federatave dhe pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, shumë shpejt MKRS-ja do të transferojë në xhirollogaritë e federatave këstin e parë (tremujorin e parë) që federatat të kenë mundësinë të konkretizojnë fillimin e planit që kanë për këtë vit, bëri të ditur ministrja Dumoshi. “Jam e vetëdijshme që edhe federatat po kalojnë një fazë të vështirë në këtë kohë izolimi për shkak të pandemisë, por ne si ministri dhe unë personalisht si ministre jam e angazhuar maksimalisht që t’u ndihmojmë për t’ua lehtësuar barrën me të cilën përballeni secila federatë”, tha mes tjerash ministrja. Ministrja i informoi drejtuesit e federatave që ishin pjesëmarrës në takim se sporti do të përkrahet dhe porositi që sportistët që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin pasi fatmirësisht nuk kemi asnjë të infektuar nga koronavirusi, por edhe vazhdimisht të përgatiten e të ushtrojnë që të jenë të gatshëm që të rikthehen edhe më të fuqishëm. Ndërkaq, drejtuesit e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin për sporti edhe në këtë kohë duhet të tregohet kujdes maksimal. Ata u shprehën se do të vazhdojnë përgatitjet dhe konkretizimin e mëtejmë të planeve që kanë për këtë vit dhe do të jenë të gatshëm që sa të kalojnë masat e vëna nga institucionet për pandeminë që t’i kthehen ushtrimeve, garave dhe rezultateve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …