Ministrja Dumoshi takoi kryetarin e Kastriotit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, me të cilin biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune. Ministrja Dumoshi e siguroi Kryetarin Gashi se prioritet i saj dhe i MKRS-së është që të përkrahë secilën komunë në fushat që mbulon ministria, me këtë rast edhe për Kastriotin, në të cilën ministria ka në plan të investojë në projekte konkrete në kulturë e rini. “Unë si ministre dhe MKRS-ja do t’u gjendemi pranë të gjitha Komunave të Kosovës pa përjashtim në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore që ministria ka, duke bërë investime të shumta kapitale edhe në përkrahje të drejtpërdrejtë në ngritje të cilësisë në kulturë, trashëgimi kulturore, rini e sport”, tha mes tjerash ministrja. Ndërsa, kryetari Gashi e uroi ministren për marrjen e detyrës dhe e falënderoi për gatishmërinë e treguar për ta përkrahur Komunën e Kastriotit. Gashi tha se komuna ka nevojë që të investohet më shumë në projekte infrastrukturore dhe është e mirëseardhur mbështetja e MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …