Ministrja Dumoshi: Të rinjtë, pjesa më potenciale e Kosovës

Në kuadër të Muajit të Rinisë, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, takoi përfaqësuesit e strukturave dhe organizatave rinore në Kosovë, të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, të Qendrave të Rinisë, të Këshillave të Veprimit Rinor Lokal, dhe diskutoi me të rinjtë për fushën e rinisë në përgjithësi ku drejtpërsëdrejti u informua duke dëgjuar propozimet e tyre dhe shqetësimet me të cilat përballen të rinjtë e vendit tonë. Pjesë e diskutimeve të takimit, me theks, ishin manifestimet dhe aktivitetet që realizojnë të rinjtë anekënd Kosovës, dhe përkrahjen që MKRS-ja jep për ta, përmes programeve të ndërmarrësisë për punësim, mbështetja e aktiviteteve sportive me karakter jo-garues, përkrahja e aktiviteteve me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të Kosovës, qofshin ato tradicionale apo bashkëkohore, duke ftuar edhe të rinj të vendeve nga rajoni dhe vendet e tjera të Botës, për ta vizituar Kosovën si dhe organizimin e ngjarjeve në ditë të shënuara, si 12 gushti – Dita Ndërkombëtare e Rinisë, dhe aktivitetet e materialet që përkrahen në fushën e edukimit shëndetësor dhe sigurisë njerëzore. Ministrja Dumoshi u shpreh se rinia është pjesa më potenciale e vendit tonë dhe ne si institucion përpiqemi vazhdimisht që kjo pjesë elitare e shoqërisë të jetë pjesë aktive dhe kontributdhënëse në të gjitha fushat e zhvillimit të vend. Ndër të tjera, ministrja i informoi përfaqësuesit e të rinjve se Ministria është në proces të draftimit të “Strategjisë Kosovare dhe Planin e Veprimit për Rini 2018-2023” përmes të cilit parashihet të krijohet një sinergji e përbashkët ku do të rritet përkrahja edhe më tej për t’i arritur synimet e parapara që ndërlidhen me përmirësimin e pozitës së rinisë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Kosovës. Ministrja i inkurajoi strukturat dhe organizatat rinore që të fokusohen në ngritjen e kapaciteteve në përgjithësi, sidomos për aplikim dhe sigurim të projekteve rajonale dhe evropiane, siç është Zyra për Bashkëpunim Rinor Rajonal (RYCO). Ndërkaq, përfaqësuesit e rinisë shprehën falënderimin dhe mirënjohjen për gatishmërinë e ministres Dumoshi dhe të stafit të MKRS-së për të rritur mbështetjen për rininë, duke i dëgjuar propozimet e tyre, me synim të hartimit dhe realizimit të një strategjie që e nxitë pjesëmarrjen e rinisë në jetën institucionale dhe vendimmarrëse të Kosovës. Gjithashtu, përfaqësuesit e rinisë e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm të MKRS-së me strukturat dhe organizatat rinore, duke përkrahur edhe edukimin jo-formal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …