Ministrja Dumoshi uron Leze Qenën në 85-vjetorin e saj të lindjes

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka uruar aktoren e madhe Leze Qena, me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Një jetë që ia fali artit të aktrimit në shumë paraqitje skenike, bëri që Leze Qena të shndërrohet në njërën prej referencave të aktrimit shqiptar, kudo që frymon e flitet shqip. Ja urimi i plotë i ministres për aktoren Leze Qena:

85 vite krenari, Leze Qena!

Janë disa momente ku secili prej nesh nuk di se çfarë ndjen, është diçka që nuk di ta shpjegojë me fjalë, por kur frymëzimi ishte larg për ne, ishte në zemrën tënde. Momentet, këngët, fjalët e çdo gjë tjetër e juaja ishte romani me përplot imagjinatë. Thesar i çmuar për skenën e teatrit, kujtimet e bukura nuk dinë të largohen nga ne sepse ngelen gjithmonë në mendjet tona. Një aktore që prek çdo mrekulli, që nuk u dorëzua kurrë prandaj shpresa është shpirti yt i dytë. Një buzëqeshje e juaja përshkoi historikun e teatrit Kosovar. Për 85 vite jetë, ndërtove ëndrra të bukura për secilin nga ne. Në periudha të ndryshme kohore; trishtimi ishte ndonjëherë i rëndë për ty, por nga ato portretizove shpirtin tënd të bardhë. Për mua më shumë se inspirim, je guxim. Prandaj unë dëshiroj forcë të përbashkët për të festuar ditëlindjen tënde me shumë buzëqeshje, vitet e mbushura me numra shtjellojnë sakrificën tënde për dekada të lumtura! Veprat tuja do të bëhen realitet i forcës dhe dijes për kombin Shqiptar. Femra të tilla kemi ëndërruar prej kohësh, do të lësh gjurmë ekzistence dhe Leze Qena do të mbetet trashëgimia jonë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …