leoni

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual nëpër shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual nëpër shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën hibride dhe fushatën e egër propaganduese” që tha se po bëhet ndaj Qeverisë pas vërejtjeve që vërshuan për këta doracakë. Ai tha se çdo pretendim ishte “i pavërtetë”, ndërsa u shpreh se ata ishin hartuar e miratuar gjatë qeverisjeve të kaluara. Por Nagavci shprehte “nder dhe kënaqësi” kur lansoheshin doracakët për mësimdhënës për edukimin gjithpërfshirës seksualë. MASHTI ka bërë një progres drejt përfshirjes së përmbajtjes së edukimit seksual në mënyrë që të shkojë përtej biologjisë dhe riprodhimit, duke i pajisur fëmijët për trupin e tyre, të drejtat e tyre dhe t’i informojë ata për barazinë gjinore, identitetin gjinor dhe marrëdhëniet e shëndetshme, një qasje që shpeshherë është referuar përgjithësisht si edukim gjithpërfshirës seksual”, shprehej ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …