Në fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit mësimor, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se mësimi duhet të zhvillohet me prani fizike, por në kushte dhe rrethana të caktuar mund të shfrytëzohen edhe mënyra e metoda të tjera “Të dashur mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të punësuar në shkolla. Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të riktheheni në shkolla për të filluar gjysmë vjetorin e dytë me energji të reja, kureshtje e pasion për të mësuar më shumë. Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prani fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne. Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë”, ka shkruar me këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …