Ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, për rezultatin e keq e nxënësve fajin ia hedh pandemisë dhe ish-qeverive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se rezultatet e testit PISA ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit, kanë qenë të pritshme. Në një konferencë për medie ku u prezantuan këto rezultate, zonja Nagavci është shprehur se ky cikël i testimit është organizuar në periudhën menjëherë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me shumë vështirësi në Kosovë. Sipas zonjës Nagavci, fajin për rezultatin e dobët e kanë ish qeveritë edhe pse tani në disa lëmi janë shënuar rezultate edhe më të këqija, sesa në vitet paraprake.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …