Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, në rolin e dëshmitares për deklaratat e saj paushallë se gjoja grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se me autorizim zyrtar është intervistuar ministrja Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin Debat Plus më datë 2 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj të datës 20 korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës. Marrja në pyetje e kësaj ministreje për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe sot. Zonja Haxhiu tha të shtunën se organet shtetërore kanë informacione që së paku në disa raste, grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë ndihmuar dhe organizuar arratisjet e të burgosurve në Kosovë. Ajo kishte thënë se mbështetja e Serbisë për të arratisurit në Kosovë “është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllim për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Kosovës
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …