Albulena Haxhiu e mbron Mimoza Kusari – Lilën, thotë se ajo nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i përkrahë përçmimet dhe paragjykimet e Besnik Bislimit, lidhur me Gjykatën Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i përkrahë përçmimet dhe paragjykimet e Bensik Bislimit, lidhur me Gjykatën Kushtetuese,  i cili e ka etiketuar si institucion “jo kredibil dhe jo kompetent”. Ajo  ka thënë se Gjykata Kushtetuese  po e pengon jetësimin e reformave që do të bënte ajo si ministre , jo vetëm në Drejtësi por edhe në fushat e tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim. Në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi, qoftë në aspektin ekonomik-financiar, mirëpo edhe ato në administratën publike. Fakti që Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë që Gjykata Kushtetuese për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, duhet të trajtohen brenda 2 muajve, dhe nga ana tjetër në presim deri në një vit për një aktgjykim, kjo sigurisht përbën problem, sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund ti përfundonim para një viti, sepse Gjykata Kushtetuese s’i ka trajtuar me prioritet, ne jemi të detyruar të presim e të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, një aktgjykim”, ka thënë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …