Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, sipas pretendimeve të saj, qenka bërë institucion aleat me opozitën. Ajo kritikoi edhe prokurorët e gjyqtarët, të cilët për sipas saj po iu mbajnë anën partive opozitare. Ministrja bëri të ditur se Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk po bëjnë futjen e të dhënave në databazën në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e cila tha se pushteti po tenton ta kthejë vendin në shtet autokrat. Albana Bytyçi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pyeti në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Për këtë pyetje kanë reaguar deputetët e shumicës parlamentare, për çka edhe Haxhiu tha se është e gatshme që të jap kontributin e saj në një komision hetimor parlamentar në lidhje me këtë rast.
