Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, e akuzuar për vepër penale, nuk pranon që gazi lotsjellës është armë që ngulfate e mbytë njerëz

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit kundër  ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e akuzuar për vepra penale, gjatë fazës së administrimit të provave, ka deklaruar se asnjëherë në asnjë dokument nuk e ka parë që gazi lotsjellës është armë. Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë duke u akuzuar për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016. Në fillim të kësaj seance, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen në barrë. Ministrja Haxhiu ka theksuar se para 10-12 viteve e ka parë një dokument që vërteton që nuk është armë dhe sipas saj atë mund ta ketë arkiva e gjykatës, për një rast tjetër është që është hedh gaz lotsjellës në një qendër tregtare. E di ligjin e policisë nuk ka nevojë me ma tregu prokurori, por ne po akuzohemi në bazë të Kodit Penal, prandaj do të kërkoja që meqë e adresuat edhe kërkesën e Gjykatës së Apelit, që të shihet mundësia që të vërtetohet nëse ka qenë apo jo armë  gazi lotsjellës duke qenë se kjo është pika thelbësore për të cilën ne akuzohemi”, është shprehur zonja Haxhiu, duke pretenduar se gazi lotsjellës nuk është armë, pasi nuk është revole as pushkë, por ngulfat dhe mbyt njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …