Publikimi i një karikature ku shfaq ushtarët e KFOR-it që nuk po shohin, nuk po dëgjojnë dhe nuk po reagojnë për arrestimin e policëve të Kosovës, nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai në reagimin e tij ka thënë se, shprehja frustruse në media e ministres, Haxhiu ndaj KFOR-it, është e neveritshme, është primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e këndej, ka thënë Pacolli. Ministrja Haxhiu një ditë më parë ka publikuar në profilin e saj zyrtar një karikaturë me ushtarët e KFOR-it, e para e këtij lloji e postuar nga një shqiptar apo shqiptare e Kosovës. Ky akt i kësaj zonje që është edhe ministre e Drejtësisë, tregon më së miri, nivelin politik dhe intelektual të saj, për të mos thënë edhe karakterin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …