Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot kyeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, njofton kumtesa ministrore. Me këtë Hoxha, përgëzoi kryeprokurorin Lumezi siç thotë kumtesa, për angazhimin e vazhdueshëm për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj që Prokuroria do të ketë mbështetjen e fuqishme në funksionimin sa më të mirë të saj. Ai e njoftoi zonjën Hoxhën, me të arriturat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Prokuroria e Kosovës, ndërsa theksoi se është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës penale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe gjykimin e paanshëm. Bashkëbiseduesit e vlerësuan nevojën e krijimit të grupeve punuese për ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e Procedurës penale, trajtimin e disa fushave specifike me prioritet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …