leoni

Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë foli në Konferencën dy ditore, “Java e viktimave të krimit”

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka marr pjesë në Konferencën dy ditore me temën “Java e viktimave të krimit”, Ministrja Hoxha, i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se diskutimi për viktimat e krimit përbën ndoshta njërën nga temat më të vështira dhe më të ndjeshme, duke e konsideruar edhe ndër detyrat urgjente të përgjegjësive. “Përkushtimi për të kontribuar në krijimin sa më të mirë të kushteve politike, juridike dhe sociale që të do të mund të ofronin drejtësi për viktimat e krimit, e konsideroj edhe si njërën nga detyrat më urgjente dhe më sfiduese, gjatë angazhimit tim”, theksoi ajo. Gjatë fjalës së rastit, Ministrja Hoxha vuri theks në të drejtat e viktimës të cilat përbëjnë korpusin juridik të atyre të drejtave që sot gëzojnë statusin e të drejtave universale njerëzore dhe për shkak të rëndësisë që kanë këto të drejta, Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë përfshirë ato në boshtin e sistemit kushtetues dhe juridik. Me Kryeprokurorin jemi afër funksionalizimit të Komisionit për Kompensimin e viktimave me synim shqyrtimin e kërkesave konform ligjit”, theksoi ministrja Hoxha. Rekomandimet që do të dalin nga kjo Konferencë, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, së bashku me institucionet tjera, do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e drejtësisë për viktimat e krimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …