Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishte paraparë të ishte e pranishme sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pritej të raportonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA, nuk ka ardhur në raportim me arsye se ndodhej jashtë shtetit. Pavarësisht mos pranisë së ministres, pozita dhe opozita kanë mbajtur takimin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të mbahet takim me sindikalistët edhe tetë përfaqësuesit e Trepçës. Kjo u pranua nga kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, por jo edhe nga LDK-ja. Mimoza Kusari-Lila tha se para se të ngriten akuza është e rëndësishme të mbahet një takim me sindikalistët e Trepçës. Deputeti, Ferat Shala iu ka kundërpërgjigjur deputetes Kusari Lila duke i thënë se “jeni bërë zëdhënëse e qeverisë por nuk bënë kështu. Deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj ka deklaruar se nuk arsyetohet mungesa e ministres Rizvanolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …