Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i vizitoi marketet

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, vizitoi marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19.

Gjatë vizitës, në markete, ministrja u interesua rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete. Ministrja u interesua edhe për sfidat dhe vështirësitë  me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana dhe se i inkurajoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që e drejton ajo do t’i dalin në mbështetje bizneseve edhe në këto rrethana të emergjencës shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …