Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë për “Tribuna Channel” se duhet të jetë në interes të të gjithëve, një koncensus dhe në këtë formë të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi. “Shtetësia e Kosovës forcohet me ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Hoxha. Ajo deklaroi se kanë kaluar 2 vjet e gjysmë dhe në këtë formë , ky është ligj i vazhduar, që në këtë mënyrë të jetë si kusht edhe liberalizimi i vizave, por jo edhe të ndaloj pikërisht demarkacioni. Ministrja ka shtuar se duhet të ketë presion edhe nga qytetarët që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave. “Nuk ka ditë që nuk pranoj kërkesa pikërisht nga qytetarët, qoftë edhe për liberalizim, për humanitet e shumë çka tjetër”, theksoi ajo. Ajo bëri thirrje që demarkacioni të kaloi sa më shpejt e sidomos në 3 mujorin e parë të vitit 2018.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …