Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon ratifikimin e demarkacionit

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha: Të votohet demarkacioni, është në interes të qytetarëve

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha thotë se sa më parë duhet që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të lëvizin të lirë, pasi që izolimi i tyre është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet. Hoxha në një intervistë për KosovaPress, pohon se fatkeqësisht  Kosova ka ngecur në zbatimin e kushtit të dhënë, përkufizimit të vijës kufitare me Malin e ZI, me të cilin Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera, por se kjo është një çështje, e cila po bëhet për konsum të brendshëm politik.

“Unë mendoj se ne sa më parë duhet ta kalojmë, ta ratifikojmë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që me të vërtetë qytetarët tanë të fillojnë të lëvizin të lirë. Është një padrejtësi e madhe që qytetarët e Republikës së Kosovës, janë të vetmit në rajon të cilët nuk mund të lëvizin të lirë dhe këtu po vuajnë vetëm qytetarët, po vuajnë të rinjtë tanë, po vuajnë prodhuesit, bizneset tona. Me të vërtetë po ka shumë efekte negative, prandaj sa më parë që të kaloj të ratifikohet demarkacioni. Ndërsa sa i përket kushtit tjetër ne në vazhdimësi jemi duke punuar se me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, të mos mbesim mbrapa dhe me kushtin e dytë. Pra jemi mekanizimi, i cili e përcjell kushtin e dytë. Është në vazhdimësi duke raportuar dhe duke u munduar që të mbaj hapin. Kushti i dytë kërkon që të ketë në vazhdimësi, rezultate në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ajo ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …