Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha bisedoi me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha bisedoi me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deklaroi sot se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar, andaj në qershor priten sinjale të fuqishme për zbatimin në tërësi të këtyre kushteve, në mënyrë që të ecet tutje me procesin e liberalizimit të vizave. Kështu ka  deklaruar ajo  në takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, me të cilin diskutoi rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, raportuesi i Parlamentit Evropian ritheksoi se Kosova nuk duhet ta lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e procesit integrues, duke vënë në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim prioritet për BE, sidomos kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë Kosova duhet të vazhdojë të tregojë rezultate.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …