Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur publikimin e strategjisë së Bashkimit Evropian për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Ajo ka thënë se më anë të kësaj strategjie Kosovës i është hapur dera për t’u bërë pjesë e BE-së. “Të gjitha detyrat që ne duhet t’i kryejmë janë të përcaktuara qartë në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, Agjendën Evropiane për Reforma dhe programin për reforma ekonomike. Ne vetëm duhet t’i zbatojmë këto dhe sa më shpejtë që këtë e bëjmë, aq më shpejtë ecim përpara drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Hoxha në një postim të saj, por nuk është ankuar që BE-ja nuk i ka dhënë Kosovës asnjë datë konkrete, madje as pas 20 viteve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …