Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, u prit në takim në Budapest nga Ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, u prit në takim në Budapest nga Ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter

Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim në Budapest nga Ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter dhe me këtë rast theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim. Hoxha e njohu nga afër me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, Pinter, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të ministrave, njofton kumtesa. Lëvizja e lirë, do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shëngenit, si dhe anketave kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje, nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave. Siç thuhet në njoftim, Pinter vuri në spikamë, rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të faktit se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë. Ai e siguroi Ministren Hoxha se Hungaria, që nga fillimi i demokracisë, ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare. Z. Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria. Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës tonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi Ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, theksoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …