Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Duke u ndërlidhur me Raportin e Progresit, Hoxha ka thënë se ky raport shërben si udhërrëfyes për vendin. Ministrja Hoxha është shprehur optimiste se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Në këtë kontekst, Hoxha ka bërë me dije se javën e ardhshme presin një mision vlerësues nga Komisioni Evropian për çështjen e vizave. “Me publikimin e raportit të vendit, Qeveria ka reaguar menjëherë duke i identifikuar sfidat dhe rekomandimet që kanë dalë nga raporti i vendit. Kemi dhënë afate kohore, ju kemi dhënë përgjegjësitë të gjitha atyre që janë të përmendura në mënyrë direkte ose indirekte”, ka thënë ministrja Hoxha në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …