Dhurata Hoxha: Korrupsioni dhe nepotizmi jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend

Ministrja IE, Dhurata Hoxha: Ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka komentuar analizën e organizatës “Freedom House” mbi problemet e vërejtura në Kosovë gjatë vitit të fundit, por edhe lidhur me ambiciet dhe sfidat e Kosovës. Ajo ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit. “Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikasë e të ketë llogaridhënie më të madhe”, ka deklaruar  Hoxha për “Zërin e Amerikës”.

Ajo theksoi se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikurse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet evropiane. E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të deportimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt. “Nga ky hetim do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …