Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar homologun e saj malazias, Andrija Pejoviq

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar homologun e saj malazias, Andrija Pejoviq

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar homologun e saj malazias, Andrija Pejoviq, me rastin e pjesëmarrjes së saj në konferencën kushtuar 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian. Ministrja Hoxha në takim me homologun Pejoviq, ka theksuar rëndësinë e përparimit të procesit integrues në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pah se përvojat e vendeve që tashmë kanë kaluar faza të rëndësishme të këtij procesi apo kanë përmbyllur ato, janë të mirëseardhura për Kosovën. “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për Kosovën është rast i mirë dhe mundësi për të çuar përpara proceset integruese. Ne jemi të përkushtuar që prioritetet e parapara t’i kryejmë sa më shpejt, për t’iu bashkëngjitur familjes së madhe evropiane, vlerave dhe parimeve të saj”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha në veçanti ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësisë së mirë, si komponentë të rëndësishme në këtë proces. Ndërkaq, ministri Pejoviq theksoi se ofron përkrahje të plotë për angazhimin e mëtejshëm të Kosovës në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit integrues, duke fuqizuar të ardhmen e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor në integrimin euro-atlantik, duke besuar në ato vlera. Zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim Asociimit u theksua në takim, ngrit sigurinë, forcon paqen, zhvillimin ekonomik, cilësinë e jetës së qytetarëve si dhe lehtësimi i qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve që aspirojnë integrimin. Të mirat që sjell MSA-ja, theksoi ministri malazias, Malit të Zi, nga koha e nënshkrimit të MSA-së, ka kontribuar me rritje të bruto prodhimit për 41%, ndërsa bruto fitimi është 51%, dhe duke shënuar rritje në të gjithë sektorët e veprimtarive publike dhe private.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …