Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon angazhim më të shtuar në procesin integrues



Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon angazhim më të shtuar në procesin integrues



Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takime të ndara ka pritur ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin, me të cilët ka diskutuar për zbatimin e planit kombëtar për MSA-në dhe Agjendën Evropiane të Reformave. Në takime, ministrja Hoxha ka theksuar se zbatimi i MSA-së mbetet prioritet për çdo sektor, dhe se çdo institucion duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim. “Në takime të ndara, përgëzova ministrat Tahiri dhe Hasani për angazhimin maksimal në zbatimin e reformave, duke përmbushur zotimet dhe prioritet tona, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe masave që i kontribuojnë zbatimit të MSA-së si dhe kërkova më shumë angazhim për pjesën e mbetur të vitit”, ka theksuar ministrja Hoxha. Të gjithë ministrat u pajtuan se zbatimi i MSA-së është prioriteti kryesor dhe u zotuan për angazhim sa më të madh në nivel qendror, duke zbatuar masat në pajtim me zotimet dhe afatet e këtij plani.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …