Ministrja Hoxha raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha thotë se nesër Bruksel do të diskutohet çështja e liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë sot pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrime Evropiane së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj. Pas këtij takimi, Hoxha ka thënë se në zbatimin e kritereve të dala nga ERA1 më e suksesshmja ka qenë ministra e Drejtësisë dhe e ajo e Mirëqenies Sociale. Tutje, Hoxha ka thënë se për vendimin e komunitetit LIBE nuk presin befasi sepse edhe anëtarët që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën e përkrahin procesin e liberalizimit të vizave. Ajo ka thënë se nesër ( e mërkurë) do të jetë në Bruksel ku në agjendën e takimit të LIBE-së do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku pas kësaj do të jetë vendimi në Parlamenti Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …