Donika Shvarc

Ministrja e Jashtme, Donika G. Shvarc nuk ka deklaruar tërë pasurinë në institucionet vendore e ndërkombëtare

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare. Ajo nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar pozitat e saj dhe ka dërguar pyetje në Ministrinë e Jashtme por ende s’ka marrë përgjigje. Ajo  nuk ka deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë, Nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar funksionet e saj në Kosovë dhe vende tjera dhe ka gjetur se Donika Gërvalla-Schwarc nuk e ka bërë deklarimin e saktë në AKK. Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka analizuar bazën ligjore dhe ka gjetur se deklarimi i pasurisë siç ka bërë ministrja e Jashtme dhe e Diasporës nuk është në përputhje me ligjin. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar pasurinë dhe posedon të gjitha dokumentet se zëvendëskryeministrja ka një biznes tjetër në Gjermani dhe mban funksionin e drejtoreshës ekzekutive.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …