Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, gjatë takimit me ministren e Jashtme, Donika Shvarc, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Në konferencë të përbashkët, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës, dhe tani do të bëjnë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, ka deklaruar zonja Valtonen para mediave. Po ashtu, ajo ka thënë se Finlanda ka qenë dhe do mbetet gjithmonë mik i fuqishëm i Kosovës. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”, ka saktësuar zonja Valtonen.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …