Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova e Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin “gjermano-frëng”. Ajo ka theksuar se të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa shtoi se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Ajo, në një konferencë për medie pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë. Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet që të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve, nuk duhet lejuar eskalimin e gjendjes. Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka saktësuar Tanja Fajon.
