Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka falënderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e pashoq për Kosovën. Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një video, ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Uashington. Haradinaj shtoi se kongresmeni amerikan ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …