Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stubla takon të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Khaled Al-Shami

Meliza Haradinaj-Stubla takon të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Khaled Al-Shami

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të martën në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, një takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Khaled Al-Shami. Haradinaj-Stublla ka shprehur falënderimin e saj për pozicionin e palëkundur të Kuvajit ndaj sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë, ku pritjet janë të larta që avancimi i këtij bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndodhë shpejtë. Ndërsa Khaled Al-Shami, nga ana e tij, vlerësoi raportet e mira të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai gjithashtu ka shprehur nevojën e intensifikimit të angazhimit të përbashkët për finalizimin marrëveshjeve me interes të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …