Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e uron Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony Blinken

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e uron Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony Blinken

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony Blinken. Ajo, përmes një letre zyrtare, e ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara. “Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar”. “Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku”, ka shtuar Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …