Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës Domenikane, me rastin e festimit të 27 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Shefja e diplomacisë kosovare, uroi popullin mik të Republikës Domenikane për shëndet, mirëqënie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Republikës Domenikane ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Republika e Kosovës gëzon marrëdhënie të mira me Republikën Domenikane dhe ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej lidhjen e bashkëpunimin midis vendeve e popujve tanë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla. Republika Domenikane e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 10 Korrik 2009.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …