http://www.radiokosovaelire.com/bllokohet-rruga-peje-kulle-rozhaje-si-pasoje-e-ketyre-reshjeve-te-fundit-te-shiut/

Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj në Stamboll, Kosova faktor stabiliteti e paqeje në rajon

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, e cila është mbajtur në Stamboll. Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon. Ajo ka falënderuar Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference. Reshitaj ka theksuar rëndësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin. Ministrja Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”. Gjatë prezantimeve në këtë konferencë u rikonfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj kërkon protesta dhe hetim të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …