leoni

Reshitaj: Serbia hap konkurs për mjekë në Kosovë, kjo tregon për mos transparencë në menaxhim nga ministri Vitia

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj: Kosova do të bëhet me “Polici” për mbrojtjen e ambientit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, deklaroi se ka prioritet që punët që bëhen në kuadër të kompetencave që i ka Ministria e Mjedisit të arrihen me standardet e Bashkimit Evropian. “Mbrojtja e shëndetit është sfidë globale, normalisht se në vendet që janë në zhvillim është sfidë më e madhe. Është bërë punë deri më tani, por ka vend që të ndërrohet kjo qasje”,  tha ajo për RTK-në.

Sipas saj në prioritetet e saj, janë shumë projekte, si menaxhimi i mbeturinave, ulja e ndotjes së ajrit, etj. “Kur jemi tek mjedisi, do të shtojmë hapësirat e gjelbra, do të punojmë që të kemi “policë të gjelbër”, që të kemi në ruajtjen e ambienteve. Kemi  pasur kontakte me MBP dhe  besojë se do të kemi këtë njësi”, tha ministrja.

Reshitaj bëri me dije se ndotja e ajrit është një problem shumë i madh për Kosovën. “Qytetarët e Kosovës, duhet të dije se ne do të bëjmë të pamundurën të ndikojmë që të ulim ndotjen. Do të marrim hapa konkret”, tha ajo. Sipas saj një punë po bëhet të ketë vetëdijesim për mbrojtjen e ambientit. “Ka ndotje nga fabrikat e mëdha, makinat, e shumë faktorë të tjerë”, tha Reshitaj . Ajo tha se kanë qëllim të ulin ndotjen. “Të gjitha makinat nuk do të mund të regjistrohen nëse nuk iu ndërrohet filteri i gazit”, theksoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …