Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj: Po punojmë për krijimin e një fondi ekologjik

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj: Po punojmë për krijimin e një fondi ekologjik

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë. Reshitaj tha se taksa ekologjike e cila paguhet për regjistrimin e veturave duhet të shkoj në një fond ekologjik , fond ky që siç tha ajo do të duhej të përdorej për mbrojtjen e mjedisit. Mirëpo ministrja tha se kjo taks ekologjike që paguhet nga qytetarët tek ne shkon në ministrinë e Financave dhe pastaj atje ndahet. Ministrja tha se janë duke punuar për krijimin e një fondi ekologjik që do t’i ndihmonte Ministrisë së Mjedisit. “Shtetet e zhvilluara  kanë mundësi që çdo kontratë të madhe të nënshkruar, 30 për qind ose 20 për qind nga kontrata te shkojnë për mjedisin, pra shkojnë në fondin e Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë Reshitaj për Rtv21. Tutje ministrja tha se problematikat e mbrojtjes së mjedisit janë sfida globale. Ndryshe rreth ndotjes së ajrit nesër në Prishtinë nga ora 12:00 do të organizohet një protestë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …