Elisa Spiropali

Ministrja, Elisa Spiropali deklaroi se, periudha e Holokaustit përbën një prej periudhave më të errëta të historisë njerëzore

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në Shqipëri, Elisa Spiropali deklaroi sot se, periudha e Holokaustit përbën një prej periudhave më të errëta të historisë njerëzore, dhe është një prej çmimeve më të rënda të gjakut që njerëzimi i ka paguar me sakrificë të lartë marrëzisë tragjike të luftës së njeriut kundër njeriut. Në seancën e posaçme të Kuvendit në nder të viktimave të Holokaustit, Spiropali duke e konsideruar si tragjedi të përbotshme Holokaustin, tha se, harresa është një dhuratë hyjnore, pasi të harrosh do të thotë të hedhësh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e Holokaustit është e kundërta. Kujtesa e asaj që është bërë si krim kundër njerëzimit është kthimi dhe rikthimi në vëmendje i asaj, është mjeti më i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë ngjau, për të shpjeguar e mos lejuar përsëritjen e saj në çfarëdolloj forme. Çdo komb e ka Jerusalemin e tij. Jerusalemi mund të jetë një qytet pjesë e historisë apo një individ i vetëm, mund te jetë mure të shenjta, por mund të jetë edhe shenjtëria e moralit, mund të jetë histori, por edhe projeksion i si ardhmes. Pak popuj në botë mund të kuptojnë kalvarin e frikshëm që populli hebre ka kaluar më mirë se ne shqiptarët, tha Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …