Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ka bërë me dije se së shpejti do të ketë Abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë, në Mal të Zi. Lajmi vjen pasi Shqipëria dhe Kosova e nisën këtë vit shkollor me abetare të përbashkët për të gjithë nxënësit e klasave të para në të dy vendet. Ministrja Evis Kushi njoftoi se sot priti në një takim ministrin e Malit të Zi, Miomir Vojinoviç. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit. “Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt”, shprehet ministrja në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …