Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbok nuk sheh asnjë shans që Ukraina të anëtarësohet së shpejt në NATO. Ajo u shpreh se e kupton dëshirën e Ukrainës për anëtarësim të hershëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, por gjithashtu e kemi theksuar qartë, që nga dita e parë se kemi përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përhapet në vendet e tjera dhe se NATO-ja nuk bëhet një partner lufte. Kjo është ende e vërtetë, është përgjigjur ministrja e Jashtme gjermane Baerbok, në kërkesën urgjente të Ukrainës, pas aneksimit të katër territoreve nga Rusia.
