Ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ka vizituar Kosovën, duke kërkuar nga Qeveria-Kurti, të mos e bllokojë bashkëpunimit rajonal në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Luhrman ka kërkuar zgjidhje nga Prishtina zyrtare, lidhur me CEFTA-n. Edhe pse nuk ka pasur një takim formal me kryeministrin Albin Kurti, nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë thënë se ministrja gjermane ia ka përcjellë mesazhet kryeministrit Albin Kurti për tema të ndryshme dhe për ato që kërkojnë zgjidhje gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur përgjatë ceremonisë së “Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës dhe e shfrytëzuan këtë mundësi për një shkëmbim të shkurtër fjalësh për disa tema – duke përfshirë ato për të cilat duhen gjetur zgjidhje”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Christian Boçer.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …