Ministrja, Gjonaj, nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë dhunuesit e protestës së opozitës

Ministrja, Gjonaj, nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë dhunuesit e protestës së opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nxiti organet e drejtësisë që të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës në protestën e djeshme të opozitës. “Nuk janë protesta të qytetarëve, por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria. Nxisim organet ligj-zbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar.Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, shtoi ministrja, Gjonaj. Ndërkohë bëhet e ditur se Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit. Sipas policisë, veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …