Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim drejtoreshën e misionit USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe stafin përcjellës. Ministrja Hajdari ka theksuar se USAID-i është njëri nga partnerët që do ta ndihmojë Kosovën në fushat të rëndësishme, atë të energjisë dhe të bërit biznes. Ministrja ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it që i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia japë, duke vlerësuar se bashkëpunimi do të thellohet. Ndërsa Magno uroj ministren për detyrën e re, duke i shprehur gatishmëri që ta vazhdojë mbështetjen për vazhdimin e mëtutjeshme të projekteve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …