leoni

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla ftohet për raportim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Ministrja Haradinaj – Stublla e falënderon Republikën e Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun nga Republika e Maldiveve, ministrin Abdulla Shahid. Ajo ka falënderuar homologun nga Maldivet për mbështetjen e Kosovës. “E falënderova z.Shahid për mbështetjen e tij dhe shtetit të Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen në aspiratat tona për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës. Gjatë kësaj bisede telefonike, ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Shahid shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …