Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Sipas MPJ-së në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës. “Gjithashtu Ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19. Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …