Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se pas një dite plot ngjarje e zhvillime, bashkë me ministrin Selim Selimi kanë zhvilluar takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog ambasadorin Richard Grenell. “E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.
