Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare. Ajo ka theksuar se do të përkushtohet edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve përkatëse. “Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Maqedonia e Veriut më 9 tetor 2008. Kurse themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve është bërë vetëm një javë më pas, më 18 tetor 2020”, ka thënë ministrja. Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …