Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar popullin zviceren, me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, ku thotë se ishte vendi i parë që e mbrojti Kosovën, dhe se s’kishte zgjidhje tjetër përveç pavarësisë. Ajo thotë se lidhjet tona të forta kanë themelet në kohën më të vështirë të viteve 90-ta, kur rinia e Kosovës mërgoi në Zvicër, për t’i shpëtuar regjimit gjenocidal të Serbisë së Millosheviqit. “Zvicra kishte qenë vendi i parë, që në Këshillin e Sigurimit zyrtarisht kishte përmendur dhe mbrojtur qëndrimin se për Kosovën nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pavarësisë”, u shpreh ministrja.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …