Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar detaje të bisedës që kanë pasur sot në video-konferencën me ambasadorët. Ajo ka thënë se ata janë njoftuar për zhvillimet e fundit dhe me theks të veçantë për marrëveshjen e bërë më shtetin serb në SHBA. “I informuam rreth marrëveshjes së arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si hap i madh pararendës drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke. Diskutuam pikat e marrëveshjes së Uashingtonit që ndërlidhen me fushëveprimin e MPJD-së, në veçanti njohjen historike nga Izraeli, dhe implementimin i kësaj marrëveshjeje ditëve në vijim. I falënderova Ambasadorët tanë për punën e tyre të mirë përkundër gjendjes pandemike dhe masave të kufizimit. Ju kërkova atyre dinamikë të shtuar të veprimit diplomatik në proklamimin e të vërtetës së Kosovës, dhe proaktivitet në vendet pritëse që të shfytëzojmë momentumin e krijuar për të krijuar ura të reja miqësie me synimin e shtimit të njohjeve për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …